Kosovë, 5 të vdekur dhe 168 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 144 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 168 raste të reja janë diagnostikuar pozitive me koronavirus, ndërsa numri i tyre ka shkuar në 6.045.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 415 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 31.956 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 157 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 3.226, kurse numri i rasteve aktive 2.675.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button