Serbia ka kryer mbi 10.000 teste për COVID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen 352 raste

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur edhe 9 persona, ndërsa janë infektuar edhe 352 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Serbi është rritur në 21.605.

Autoritetet shëndetësorë njoftuan se nga dje janë testuar 10.310 persona, që është numri më i lartë i testeve të kryera brenda një dite, ndërsa deri më tani janë testuar gjithsej 568.750 persona.

Në 24 orët e kaluara humbën jetën 9 persona të tjerë, duke e çuar në 491 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Përqindja e vdekshmërisë është 2,27 për qind.

Në respiratorë ndodhen 198 pacientë, që është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button