Erdogan: Me sistemin presidencial, reflekset e Turqisë janë më të shpejta dhe më efektive

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se me sistemin e saj aktual presidencial reflekset e Turqisë janë më të shpejta, më efektive, si dhe më gjithëpërfshirëse mes krizave rajonale dhe globale, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sistemi i qeverisë presidenciale është e vetmja reformë administrative që është kryer drejpërdrejtë nga vullneti kombëtar në përpjekjen tonë 200-vjeçar për demokracinë”, tha Erdoğan në një takim të vlerësimit 2-vjeçar të kabinetit presidencial.

Erdoğan shtoi se do të rregullojë me dëshirë politikën e tij nëse do të gjendej në një sistem qeverisjeje më i mirë dhe më efektiv, duke theksuar se “dhimbjet e ndryshimit” kanë qenë të pashmangshme pasi vendi bënte korrigjime në shumë fusha nga politika deri në shoqëri.

Ai përsëriti se Turqia nuk kërkon të shkelë të drejtat e vendeve të tjera, por do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e saja.

Presidenti turk foli edhe për luftën e vendit të tij kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Ai theksoi se deri më sot, Turqia ka përmbushur kërkesën për pajisje shëndetësore të 136 vendeve dhe 4 institucioneve ndërkombëtare.

Lidhur me operacionet kundër-terroriste të Turqisë, presidenti Erdoğan theksoi se vendi ka neutralizuar gjithsej 2.354 terroristë në operacione kundër-terroriste dhe se “numri i terroristëve brenda vendit ra në rreth 400”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button