Rusia akuzohet për ndërhyrje në politikën e Britanisë

Komiteti i Inteligjencës dhe Sigurisë (ISC) i Parlamentit të Mretërisë së Bashkuar tha se Rusia e konsideron Britaninë si një nga objektivat e saj më të mëdha të inteligjencës dhe se qeveria e ka injoruar kërcënimin rus, transmeton Anadolu Agency (AA).

ISC ka publikuar raportin e tij prej 50 faqesh që përshkruan hollësitë e ndërhyrjes së Rusisë në politikën britanike.

Në raport thuhet se Rusia është përpjekur të ndërhyjë në politikën britanike përmes spiunazhit kibernetik dhe rrjeteve të mediave sociale dhe e ka konsideruar Britaninë si shënjestrën më të madhe të inteligjencës midis vendeve perëndimore.

Sipas raportit, qeveria dhe shërbimi i inteligjencës britanike i kanë injoruar kërcënimet e ndërhyrjes së Kremlinit në referendumin e Brexitit dhe atë të pavarësisë në Skoci.

Raporti po ashtu thekson se Rusia përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e vendeve demokratike përmes aktiviteteve kibernetike.

“Ndikimi i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar është një normale e re. Qeveritë e njëpasnjëshme mirëpritën oligarkët dhe paratë e tyre me krahë të hapura. Ata u siguruan atyre lidhje të nivelit të lartë për financa të paligjshme dhe qasje në ndërmarrjet dhe figurat politike të Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan në raportin e ISC-së.

Ndërkaq, anëtari i ISC-së, Stewart Hosie, tha se Rusia dëshiroi të ndërhyjë në referendumin e Brexitit në vitin 2016, por qeveria “nuk dëshironte ta dijë” këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button