Mila Kunis i thotë “jo” filmit erotik

Aktorja amerikane me origjinë ukrainase, Mila Kunis, ka shuar shpresat e fansave të saj për ta parë në një film erotik. 

“Jo, nuk do të më shihni në “50 Shades of Grey”. Më vjen keq”, ka deklaruar Kunis në Londër. 

Deklaratën e saj aktorja, e konsideruar si një prej femrave më seksi, e bëri në një konferencë për shtyp me rastin e prezantimit të filmit “Magjistari i Ozit”, ku luan rolin e një shtrige. 

Prej kohësh në botën e showbizit flitej për një pjesëmarrje të Milas në versionin kinematografik të romanit erotik të E. L. James. 

Së fundmi, në një intervistë për revistën “Marie Claire”, Kunis u shpreh se interesi në rritje për jetën e saj private ka bërë që ajo ta çensurojë veten: “Kohët e fundit kam nisur të censuroj veten gjithmonë e më shumë”, tha ajo. 

Gjithashtu, 29-vjeçarja tregoi se i pëlqen të qëndrojë në shtëpi: “Nuk më pëlqen të bëj tre filma në vit. Për mua janë shumë, sepse dua të qëndroj në shtëpi e qetë”. 

Aktorja shtoi se do t’i pëlqente më shumë një punë e rehatshme. “Dua të zbuloj anë të tjera të industrisë kinematografike në mënyrë që të punoj nga shtëpia. Më pëlqen të jem producente filmash”, tha ajo.  

Lajme të ngjashme

Back to top button