Dimitrov – Andrikiene: Të vazhdojnë reformat për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot realizoi takim përfundimtar me Laima Andrikiene, shefe e misionit të posaçëm vlerësues të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik, me qëllim të shkëmbimit të mendimeve për procesin zgjedhor dhe ditën e zgjedhjeve, ndërsa në pajtim me rezultatet e para të misionit, njofton Portalb.mk.

Siç informon MPJ, Dimitrov ka falënderuar ODIHR për misionin vëzhgues të zbatuar me sukses për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të realizuar në kushte pandemie, si vlerë shtesë e procesit të përgjithshëm zgjedhor.

“Zgjedhjet e zbatuara me sukses ofrojnë mundësi për të formuar qeveri politike gjatë verës, e cila do të angazhohet për vazhdimin e proceseve kyçe reformuese në vend, duke përfshirë tejkalimin e dobësive të procesit zgjedhor dhe legjislacionit të tij, në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Megjithë rrethanat e vështira të pandemisë, qytetarët patën mundësinë në bazë të fushatës konkurruese të partive politike dhe mediave të lira të marrin vendime të informuara dhe të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë demokratike”, tha Dimitrov.

Ai, siç thuhet, potencoi se zgjedhjet u organizuan në pajtim me standardet evropiane dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, si prerogativë e Qeverisë.

“Shefja e misionit vëzhgues zonja Andrikinene, tha se zgjedhjet janë zbatuar në mënyrë efikase, duke marrë parasysh standardet ndërkombëtare dhe protokollet shëndetësore. Ajo i përcoll pikat kryesore të rezultateve fillestare të Misionit, si dhe pritjet të vazhdojnë reformat për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor dhe përforcimin e kapaciteteve në organet zgjedhore”, qëndron në kumtesën e MPJ-së. sn/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button