Qeveria mbajti seancë dhe miratoi disa vendime

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka mbajtur seancën e 77-të në të cilën ka miratuar disa vendime, njofton Portalb.mk.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 77-të e ka miratuar Protokollin për organizim të ngjarjeve shtetërore.

Në këtë seancë, Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar “Informatën për punën e Këshillit për Menaxhim me Financat Publike me Draft-raportin vjetor për ndjekjen e zbatimit të Planit Aksional për Programin për Reforma në Menaxhim me Financat Publike për vitin 20219, për periudhën janar-dhjetor 2019” dhe e miratoi Planin Aksional për zbatimin e Programit për Reforma në Menaxhimin me financat Publike për vitin 2020.

Si pjesë e konkluzioneve nga kjo pikë, Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Drejtorinë Doganore, Byronë për Furnizime Publike dhe Entin Shtetëror për Statistika, a i ka rekomanduar Komisionit Shtetëror për Ankesa ndaj Furnizimeve Publike dhe Entit Shtetëror të Revizionit t’i realizojnë aktivitetet nga Plani Aksional për zbatimin e Programit për Reforma në Menaxhimin me Financat Publike për vitin 2020 në pajtueshmëri me dinamikën e planifikuar dhe për të njëjtën t’i sigurojnë resurset e nevojshme (materiale – teknike, njerëzore dhe financiare).

Në seancën e sotme u shqyrtua dhe miratua edhe Informata për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin Kornizë për Hulumtim dhe Inovacion “Horizont Evropa” (2021-2027), ndërkaq Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë obligim që të përgatitë dhe dorëzojë letër për shprehjen e interesit për hyrjen e vendit në Programin Kornizë të Bashkimit Evropian për Hulumtim dhe Inovacion “Horizont Evropa” deri në fund të gushtit 2020.

Qeveria sot i miratoi edhe informatat për avancim të Maqedonisë së Veriut në “Gatishmërinë Civile” Procesin e NATO- për planifikimin mbrojtës (NDPP) për periudhën janar-qershor 2020, dhe Informatën për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Procesin e NATO-s për planifikim mbrojtës (NDPP).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button