Parlamenti bullgar nuk e votoi mosbesimin e Qeverisë

Opozita nuk arriti ta marrë numrin e nevojshëm të votave që edhe një votim mosbesimi të kabinetit “Borisov 3” të jetë i suksesshëm, lajmëroi agjencia BGNES.

Për mosbesim votuan vetëm deputetët e Partisë socialiste bullgare (BSP), të cilët kërkuan votimin dhe kolegët e tyre nga Lëvizja për fitore dhe liri (DPS), edhe pse lëvizja zyrtarisht nuk i mbështeti diskutimet dyorëshe. Megjithatë ata morën vetëm 120 vota.

Sipas BGNES, me përpjekje të konsoliduara, shumica në pushtet e GERB-it dhe Patriotët e bashkuar arritën lehtë ta mbledhin minimumin e nevojshëm prej 121 deputetëve për ruajtje t integritetit të Kabinetit. Kundër votuan 124, ndërsa 11 ishin të përmbajtur.

Tema sërish ishte e lidhur me korrupsionin, si në tentimin e parë të së majtës, ndërkaq në pajtim me Rregulloren, votimi për mosbesim në temën e njejtë mund të mbahet në gjashtë muajt në vijim.

Dy mbledhjet e jashtëzakonshme të Kuvendit nacional u zhvilluan përkundër protestave të vazhdueshme antiqeveritare, në të cilat qytetarët tashmë dy javë po kërkojnë dorëheqje të tërë Kabinetit. a

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button