Rama: Do reagojmë nëse nuk ndalet dhuna ndaj shqiptarëve në Maqedoni!

Lideri i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social “Twitter” dhe “Facebook” në qendër të vëmendjes ka pasur edhe ngjarjet e fundit në Maqedoni. 

“Dhuna ndaj shqiptarëve në Maqedoni është e papranueshme. E inkurajoj faktorin politik shqiptar të bashkërendojë forcat dhe idetë me qëllim të artikulimit të zërit të tyre për zhvillimet në vendin e tyre. Ne si parti dhe unë personalisht kemi reaguar vazhdimisht dhe do të reagojmë nëse do të spiralja e dhunës ndaj shqiptarëve nuk do të mbyllet”, ka shkruar Edi Rama, i pyetur nga qytetarët shqiptarë lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe për dhunën e huliganëve maqedonas ndaj të rinjve shqiptarë nëpër rrugët e Shkupit. 

Për ngjarjet e fundit në Maqedoni dy ditë më parë reaguan Qeveria Shqiptare përmes kryeministrit Sali Berisha dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Back to top button