Ukrainë, një person i armatosur ka marrë peng rreth 20 njerëz

Një burrë i armatosur ka marrë peng rreth 20 persona në qytetin Lutsk në veriperëndim të Ukrainës, sipas policisë lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burri, ende i paidentifikuar, thuhet se mban eksploziv, por nuk ka pranuar të hyjë në kontakt me autoritetet dhe nuk ka shprehur ndonjë kërkesë, tha policia.

Në mediat sociale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ka marr komandën e situatës personalisht, duke shtuar se autoritetet po bëjnë gjithçka për të liruar pengjet.

“Çdo gjë është duke u bërë për të zgjidhur situatën pa viktima”, shtoi ai.

Forcat speciale kanë siguruar zonën e incidentit, duke evakuuar civilët nga rrethina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button