Rrjet i gënjeshtrave tendencioze për Taravarin dhe Mukoskin i krijuar nga “gazetarë”

Lajmet të cilat i recensojmë rrjedh nga një zinxhir i lajmeve të rreme për të njëjtën temë. Tre javë më herët megafonat e partive të ndryshme politike shpifën me atë se “Taravari ka ndarë tender 700.000 euro për Mukovskin”.

Shkruan: Ardit Ramadani, Vërtetëmatës.

Lajmi i parë është transmetuar nga disa portaledhe në titull lajmi pretendon se kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka ndarë tender prej 700.000 eurosh për Mukovskin, i cili vjen nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.

“TARAVARI i ka dhënë 700 mijë euro TENDER Krsto Mukoskit të VMRO-së, shkaktarit për rrahjen e ZIADIN SELËS” thotë titulli i lajmit që recensojmë, të publikuar me datë 06.07.2020.

Ndërkaq, përderisa në titull pretendohet një gjë e tillë, madje duke përmendur një tragjedi siç ishte ajo e 27 prillit, brenda në tekst shpjegohet se tenderi është ndarë për kompaninë e cila udhëhiqet nga daja i Mukovskit, edhe atë në kohën kur Taravari ishte ministër i Shëndetësisë.

“Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë periudhës sa ka ushtruar postin e Ministrit të Shëndetësisë, i ka ndarë TENDER dhe i ka paguar përmes disa transaksioneve 43 milion denarë apo 700 mijë euro dajës së Krsto Mukoskit, deputetit të VMRO-DPMNE-së, i cili me 27 Prill të vitit 2017 u hapi dyert protestuesve të dhunshëm të cilët më pas rrahën pothuajse për vdekje pikërisht kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela” shpjegohet më pas në lajm.

Lajmi i dytë është publikuar sot nga një portal i cili njihet për masën si megafon i një partie politike, gjegjësisht Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe për të ja vendosur pikën shpifjes së parë, ky “gazetar” tani pretendon se Mukovski i ka dhuruar Taravarit vota në shenjë falënderimi.

Mukovski shpërblen Taravarin me 7 vota” shkruan titulli i lajmit që recensojmë.

Për të dëshmuar këtë, “gazetari” i Tetova Sot ka përdorur “screenshot” nga faqja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ku shihet si koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, në Vevçani, ku shihet se ky koalicion në Vevçani ka fituar 7 vota, kujtojmë se Mukovski e ka origjinën nga kjo komunë.

“Mukovski pasi e mori tenderin nga ish ministri i shëndetësisë Taravari derisa ishte në pushtet me BDI në dhe LSDM-në, tash ja kthen borxhin në këmbim të votave përcjellë. Në njësinë zgjedhore numër pesë në Vevçani ASH ka arritur të merr 0.52 % që i bie 7 vota” shkruan autori i këtij shkrimi.

Kujtojmë se vota është e fshehur dhe nuk është punë e gazetarit që publikisht, përmes lajmeve të drejtoje gishtin te ndonjë person i caktuar, duke thënë se “ky ka votuar atë” për shkak se kjo mund të quhet si sulm ndaj një procesi demokratik, siç është ai i votimit.

Në të dyja “lajmet” shihet qartë se “gazetari” në maksimum është munduar të manipulojч me ndjenjat e lexuesve, së pari duke përmendur dhe përsëritur disa here ngjarjen e 27 prillit, ku i dyshuar për hapjen e dyerve është Mukovski dhe e dyta duke drejtuar gishtin nga koalicioni “Tash është koha”, me idenë se këta dy parti janë mbështetur edhe nga maqedonasit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button