Raporti javor i ISHP-së: Ka shënuar rënie numri i rasteve të reja ndërsa është rritur numri i personave të vdekur nga Covid – 19

Ministria e Shëndetësisë në raportin javor të publikuar sot, ka informuar se është regjistruar zvogëlim i numrit të rasteve të reja dhe personave të shëruar,  ndërsa rritje të numrit të personave të vdekur në krahasim me javën paraprake. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën e dhënë  janë bërë 8.161 testime (1.834 më pak  nga periudha  prej datës 6-12 korrik, që detyrohet edhe në një ditë plotësuese jo pune), dhe janë regjistruar 1.038  raste pozitive të Kovid-19, që është për 35 raste më pak nga java paraprake, njofton Portalb.mk.

“Rastet e reja janë regjistruar në 26 qytete, me ç’rast  përqindje më të madhe të të sëmurëve ka në Shkup (39,9 për qind) dhe në Shtip (12,4 për qind). Në 17 qytete të  vendit, për periudhën e njëjtë numri i rasteve të reja të konfirmuara është nën 20. Në këtë periudhë vërehet struktura e rasteve të reja në  krahasim me javët paraprake,  me ç’rast përqindje më e madhe janë personat  e moshës prej 40 deri në 49 vjet (21,1 për qind), pastaj personat mbi moshën 60 vjeçare (20,6 për qind), numër më i madh i rasteve të reja regjistrohet te personat  prej moshës 30 deri në 39 vjet (20,4 për qind) dhe te personat  prej 50-59 vjet (19,7 për qind). Numër më të vogël të personave të saposëmurë ka te fëmijët  e moshës deri në nëntë vjet – 2,2 për qind dhe prej 10 deri në 19 vjet – 3,5 për qind nga numri i tërësishëm i të saposëmurëve”, kanë informuar nga kjo ministri.

Më tutje në raport thuhet se, nga rastet të cilat janë hulumtuar në mënyrë epidemiologjike,  janë hospitalizuar 88 persona ose 9,5 për qind prej të saposëmurëve,  që paraqet zvogëlim  për dy për qind në krahasim me javën  paraprake të raportimit, ndërsa te 275 persona ose te 29,5 për qind është regjistruar prania e komorbiditeteve, që është për dy për qind më shumë nga java paraprake.

“Nga numri i tërësishëm i të saposëmurëve të hetuar në mënyrë epidemiologjike, 38,6 për qind kanë pasur kontakt me  rast të konfirmuar të Kovid-19, ndërsa 12 persona (10 më pak se java paraprake) kanë pasur histori për udhëtim në vendet e huaja  në 14 ditët e kaluara. Në periudhën nga data 13 deri më 19 korrik janë regjistruar 545 persona të shëruar  të cilët ishin të hospitalizuar ose në shërim shtëpiak,  që është për 472 persona më pak nga java paraprake e raportimit (6-12 korrik). Para kësaj  zvogëlim prej 40 për qind  i numrit javor të personave të shëruar, tre javë  numri i personave të shëruar shënon rritje prej rreth 40 për qind  në nivel javor”, qëndron në raport.

Në periudhën nga data 13 deri më 19 korrik, janë regjistruar 44 raste të vdekjes, që është për tetë më shumë nga periudha paraprake. Pjesa më e madhe e rasteve  janë personat mbi moshën 60 vjeçare (81,8 për qind). Dyzet e një e rasteve kanë vdekur  në kushte spitalore, ndërsa tre jashtë spitalit. Te 35  raste të vdekjes te (79,5 për qind) janë regjistruar  komorbiditete paraprake.

Më 19 korrik, sipas raporteve të Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, SPQ “8 Shtatori”, Spitali në Kozle, klinikat spitalore  në Manastir dhe Shtip, spitalet e përgjithshme  në Prilep, Kumanovë, Veles  dhe Gostivar, janë hospitalizuar  392 persona pozitivë të Kovid-19, prej të cilëve 102 janë në mbështetje të oksigjenit, ndërsa pesë në ventilim mekanik, qëndron në raportin e ISHP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button