Shkup, 13 herë më shumë leje falas se sa vende për parkim (Infografik)

Mungesa kronike e parkingut në Shkup vazhdimisht rritet ndër vite. Të dhënat për vitin 2019-të tregojnë se numri i lejeve të lëshuara për parkim falas të banuesve është për 13 herë më i lartë se sa numri i vendeve për parkim me të cilat disponon NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup, thuhet në raportin vjetor për punën e kësaj ndërmarrje, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Përfshirë me dhjetorin e vitit 2019-të, NP “Parkingu i Qytetit” disponon me 8.999 vende për parking në kryeqytet, të cilat janë në disponim për banuesit në ndërtesat përreth ku gjenden parkingjet, por edhe të vozitësve tjerë. Përballë kësaj, NP “Parkingu i Qytetit” gjatë muajve të kaluar ka dhënë gjithsej 113.963 leje falas për parkim të banuesve te parkimi zonal dhe te parkingjet publike në komunat Qendër dhe Aerodrom. Dhënia e këtillë e lejeve për parking nuk është përkatëse me mundësinë e qytetarëve që të gjejnë vend të lirë në parkingjet me të cilat menaxhim NP “Parkingu i Qytetit”.

Vetë ndërmarrja publike në dokument pranon se të ardhurat e humbura për shkak të dhënies së lejeve për parking në kategorinë “banues” ka sjellë deri në humbjen e rreth 200.000 eurove. Arsyeja për rritjen e dallimit mes numrit të dhënies së lejeve falas dhe vendparkimet e qasshme është që në disa lagje, siç është në Komunën Aerodrom, banuesit kanë të drejtë të nxjerrin nga 3 leje të këtilla për parkim falas për të njëjtën adresë.

Numri i lejeve falas për parkim mund të shihet edhe te fakti se në vitin 2019-të janë dhënë 9.461 leje më shumë në krahasim me vitin paraprak. Nga ana tjetër, NP “Parkingu i Qytetit” vjet ka arritur të sigurojë edhe 921 vende për parking në Shkup, të cilat janë vendosur në dispozicion për qytetarët.

Problemi me vendet e parkingut në Shkup rritet nga viti në vit, për shkak të importit të pakontrolluar të automjeteve nga jashtë dhe ndërtimit të banesave, mbindërtimeve dhe ndërtimeve shtesë, pa siguruar numër përkatës të parkingjeve. Si rezultat i rritjes së vazhdueshme të automjeteve, në disa lagje të Shkupit është e pamundur të gjesh vend për parking. Kjo çështje më komplekse është në Qendër të Shkupit, ku leja falas për parkim nuk nënkupton që edhe banuesit do të mund të sigurojnë vendparkim në lokacionet me të cilat menaxhon “Parkingu i Qytetit” ose “Parkingjet e Komunës Qendër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button