(Foto) Aksidentohet Ruhi Bakiu, dyshon për aksident të inskenuar

Vazhdon përndjekja e ish anëtarit të komisionit rregullator energjetikë të Maqedonisë Ruhi Bakiu. Ai mbrëmë ka pësuar një aksidentit automobilistik në magjistralen  Shkup-Tetovë duke marrë lëndime trupore.

Sipas Bakiut deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e  ndjekjes nga persona të panjohur që kanë vëzhguar lëvizjet e tij para aksidentit dhe gjatë shkuarje për në Shkup.

“Unë kam qene i ndjekur nga vetura të ndryshme dhe me targa të ndryshme, akoma nuk i di arsyet pse jam duke u ndjekur por dyshoj se për arsyen e iniciativës të themelimit të lëvizjes ’12’. Ajo që fatkeqësisht filloi para dy ditëve ndodhi sot. Unë dyshoj se ky aksident automobilistik mund të jetë i inskenuar. Edhe pse ndeshja ishte shumë e madhe unë fatmirëshit kalova me lëndime te lehta” u shpreh Bakiu për Portalb.

Ndryshe Ruhi Bakiu edhe para një jave ka qenë i ndejkur dhe më pas ka pasur një ndërprerje.

Më 16 shkurt në hyrje të Shkupit policia ka ndaluar Bakiun, ish anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button