Ruskoska për “Reket 2”: Paratë kanë përfunduar te shtëpia e prindërve të Boki 13 “Reket 2”

Gjykimi për rastin me organizatën joqeveritare “Aleanca Ndërkombëtare” e Bojan Jovanovskit – Boki 13, në të cilën janë të akuzuar babai i Bokit, Mile Jovanovski, Jasna Mandiq, Frosina Remenski dhe Hristina Bllazheska, për veprat “larje parash” dhe “mashtrim”, ka filluar sot pas anulimit të 1 korrikut, njofton Portalb.mk.

Prokurorja e lëndës, Villma Ruskovska do të mbetet prokure e rastit, edhe pse të akuzuarit kërkuan që të përjashtohet, për çka dhe u anulua seanca e parë.

Ruskovska sqaroi se provat materiale për këtë lëndë kryesisht kanë dalë nga ekspertiza e telefonit të tanimë të akuzuarit, Bojan Jovanovski.

Paratë, sipas Ruskovskës, kanë përfunduar te shtëpia e prindërve të tij, për çka ka pasur fotografi dhe lokacion.

“Paratë që i ka marrë me mashtrime ua ka dhënë Jasna Mandiqit dhe Mile Jovanovskit që t’i paguajnë si hua ose kthim të huasë ose donacion në BMJ Media Grup, ndërkaq në këtë kompani ishte e regjistruar edhe 1TV”, tha Ruskovska.

Seanca e sotme u anulua për të enjten, pasi që fjalimit të Ruskovskës, kur Bojan Jovanovski filloi t’i thotë fjalët hyrëse, në Gjykatën Penale të Shkupit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore e babait Bokit, Mile jovanovskit.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenët Siljan Miceski dhe Ardian Amzoski se do të marrin pjesë në projekt përmes “Aleancës ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit-Boki 13 dhe i kanë dëmtuar me më shumë milionë euro.

Themeluesi i organizatës joqeveritare “Aleanca Ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski- Boki 13 është dënuar me nëntë vite burgim me aktgjykim që nuk është i plotfuqishëm për rastin “Reket”, ku është i akuzuar për “pranimin e çmimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “larje parash” së bashku me PSP Katica Janeva e cila mori dënim me burg prej shtatë vitesh për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button