RMV, mbi gjysma e të rinjve deri në 24 vjeç, kanë aftësi themelore dixhitale

Maqedonia e Veriut është 33 përqind prapa Kroacisë udhëheqëse e cila ka më shumë të rinj të moshës 16 deri 24 vjeç me aftësi themelore dixhitale, njofton Portalb.mk.

Mbi 80 përqind e të rinjve në Bashkimin Evropian, të moshës 16-24 vjeç, në vitin 2019 kanë pasur aftësi themelore dixhitale, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it.

Sipas të njëjtës statistikë në Maqedoninë e Veriut, 64 përqind e të rinjve të moshës 14 deri 24 vjeç kanë pasur aftësi themelore dixhitale.

Nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, Kroacia me 97 përqind, ka përqindjen më të lartë të të rinjve nga mosha 16 deri në 24 vjeç me aftësi themelore dixhitale, pas saj vijojnë Estonia, Lituania dhe Hollanda – të gjitha me 93 përqind, dhe pastaj është Greqia me 92 përqind të të rinjve të të njëjtës moshë.

Përndryshe, organi i pavarur Forumi Dixhital përpiloi listën e ofruesve për trajnime të aftësive dixhitale në përputhje me Dekretin të implementuar me ligj për të ofruar kupona për të rinjtë për trajnimin dixhital të aftësive duke përmirësuar konkurrencën e tyre në tregun e punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Lista është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së RMV-së. Qeveria miratoi një dekret për ndarjen e kuponave për të rinjtë për trajnimin dixhital të aftësive në shumë prej 30,000 denarë. Kuponat do të mbulojnë një pjesë të kostos së trajnimit në IT, që do të jetë nga aftësitë dixhitale dhe programimi më themelorë deri te më i përparuari. Buxheti i përgjithshëm është 150 milionë denarë.

Sipas të dhënave nga Eurostat, numër më të ulët të të rinjve të moshës 14 deri 24 vjeç me aftësi themelore dixhitale kanë Rumania – 56 përqind, Bullgaria – 58 përqind, Italia – 65 përqind, Hungaria – 68 përqind, ndërsa Letonia dhe Luksemburgu me 75 përqind.

“Përqindja zvogelohët për 24 përqind, në 56 përqind në mes njerëzve të moshës 16 deri në 74 vjeç,” theksoi Eurostat.

Ndryshe, në rajon sipas statistikave, përqindja më e ulët e të rinjve nga mosha 16 deri në 24 vjeç me aftësi dixhitale themelore është Bullgaria – 58 përqind, ndërsa Serbia 79 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button