fbpx

Status në Facebook i përdorur për inkriminimin e një partie politike pas zgjedhjeve

Shkruan: Vesna Kollovska, Vërtetëmatës.

Teksti me titull „Cilët janë drejtorët nga LSDM-ja të cilët kanë shkelur një njeri në Debar Maallo?“ i publikuar në Netpres dhe i ripublikuar në Kurir dhe shumë faqe të tjera në internet, na përcjell një status në Facebook , në të cilin një dëshmitar i një aksidenti rrugor në Debar Maallo në Shkup pretendon se në të kanë marrë pjesë „Drejtorë të LSDM-së“. Emra nuk ka, por është përcjellë një fotografi e aksidentit, pas së cilës, siç thotë përdoruesi i rrjetit social Facebook, „drejtorët nga radhët e LSDM-së“ kanë rrahur një djalë 19 vjeçar.

Në vazhdim të postimit jepet edhe një hyrje e shkurtër,  pa e hetuar më shumë rastin në fjalë.

Duke marrë parasysh se në fotografitë e postuara në Facebook shihet prani e policisë rrugore, autori të paktën duheshte ta kishte konfirmuar rastin në Ministrinë e punëve të brendshme.

Puna themelore e gazetarit është që t’i ndjekë, hulumtojë dhe konfirmojë informacionet e marra dhe t’i vërtetojë faktet. Saktësia e informacionit duhet të vërtetohet sa më shumë të jetë e mundur. Kjo e bën dallimin mes gazetarisë amatore dhe asaj profesionale, që është e besueshme, e vërtetuar dhe që bazohet në fakte.

Rasti për të cilin shkuan përdoruesi i Facebook-ut nuk është në raportimet ditore të MPB-së në dy ditët e fundit (18 dhe 19.07.2020). nuk dihet se kur ka ndodhur, as se si ka përfunduar dhe si është gjendja e , siç thuhet në postim, „djalit të rrahur“, që paska kërkuar edhe ndihmë mjekësore. Përdoruesi i Facebook-ut, postimi i të cilit është publikuar nga kjo faqe interneti, në publikimin e radhës insiston që gazetarët t’i ndjekin gjurmët dhe ta hetojnë këtë rast.

Në përgjithësi, një produkt gazetaresk që bazohet në një postim në rrjetet sociale duhet të plotësohet edhe me informacione zyrtare, deklarata dke konfirmime zyrtare. Përveç kësaj, nëse bëhet fjalë për një rast penalo-ligjor, atëherë do ketë edhe person i cili e ka kryer atë vepër e inicialet e të cilit policia gjithmonë i bën të ditura. Përkatësia politike e personit në fjalë në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në kryerjen e veprës penale ose shkeljes së ligjit, gjegjësisht rastit për të cilin raportohet, prandaj edhe nuk ka kurrëfarë rëndësie.

Në nenin 1 të Коdit etik të gazetarëve, shkruan: Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur (neni 1).

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close