Zaev nuk është “fajtor” për regjistrimin eventual të Lëvizjes Vetëvendosja në Maqedoninë e Veriut

Lajmi të cilin e recensojmë ka përdorur teknikën e manipulimit të tipit që, ka kopjuar lajmin e shkruar nga Mia.mk dhe të njëjtit lajm përmes titullit manipulativ, ja ka ndryshuar tërësisht kontekstin, me qëllimin e vetëm që të bëje një politikan të duket keq.

Shkruan: Ardit Ramadani, Vërtetëmatës.

Titulli i këtij lajmi është tërësisht manipulative dhe drejton gishtin duke “fajësuar” kryetarin e LSDM-së për diçka, që realisht nuk ka të bëje me atë.

Titulli i lajmit që recensojmë thotë kështu:

“Duke falënderuar Zaevin, Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, pas suksesit të shqiptarve, do të legjitimohet si subjekt politik në Maqedoninë e Veriut”.

Informojmë se Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka disa muaj tani që ka paralajmëruar se do të hapë seli në Shkup, kështu duke e lënë të hapur mundësinë për krijimin e një partie politike në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, ardhja e këtij subjekti politik në shtetin tonë në asnjë far forme nuk ka të bëje me ndonjë politikan të caktuar, aq më pak me Zaev, të cilin Kurti nuk e ka përmendur në asnjë moment kur ka paralajmëruar ardhjen e tij në Maqedoninë e Veriut.

Kështu deklaroi Kurti në qershor të këtij viti, gjatë fjalimit të tij në tubimin e 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit dhe 15 vjetorin e Vetëvendosjes.

“Në 5 vjetorin më 12 qershor, 2010 kemi njoftuar se përveçse jashtë institucional do të angazhohemi edhe brenda. Strategjisë jashtëinstitucionale do t’ia bashkëngjisim atë brenda institucional. Në 15 vjetorin përveç qendrës në Republikën e Shqipërisë fillojmë me iniciativën për formimin e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut”.

Autori i lajmit që recensojmë ka përdorur teknikën e krijimit të lidhshmërisë mes dy gjërave të palidhura, për të arritur një qëllim të caktuar, të cilin shpesh herë, vetëm autori i “lajmit” e din, dhe kjo teknikë manipulative është e njohur për masën si dhe theksohet edhe në doracakun e Crithinkut.

Autori i këtij lajmi për të bërë shkrimin e tij sa më të besueshëm, që nga paragrafi i parë ka cekur burimin e të njëjtit, pra agjencinë e lajmeve “Mia.mk”, marrë parasysh se kjo e fundit është më e besueshme për publikun. Megjithatë, ai ka ndryshuar titullin e këtij lajmi kështu duke e shkatërruar atë dhe duke ia ndërruar tërësisht kahen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button