Numërim i parakohshëm i “rezultateve” të votimit

Lajmi të cilin e recensojmë po i manipulon lexuesit me “publikimin e rezultatit” të procesit të votimit gjatë dy ditëve të para, respektivisht të votave të personave të prekur me Covid-19 dhe atyre në izolim, si dhe to votave të sotme të personave në institucionet ndëshkuese-korrektuese. Ky lajm ishte dezinformatë dhe lexuesit duhet të binin pre e këtij manipulimi.

Shkruan: Ardit Ramadani, Vërtetëmatës.

“Siç u informuam nga burime jozyrtare në Njësinë zgjedhore numër 4, për VMRO-DPMNE-në janë mbledhur 1381 vota, ndërsa për LSDM-në 974 vota. Sot votuan personat e sëmurë dhe të moshuarit dhe këto janë rezultatet zyrtare” thuhet në lajmin që e recensojmë.

Megjithatë, këto informata nuk kanë mundur të merren as zyrtarisht e as jo-zyrtarisht siç e thekson autori i këtij shkrimi, kjo për shkak se kutitë e votimit nuk janë hapur dhe këto vota do të numërohen së bashku me votat tjera, pra kur të përfundoje i tërë procesi zgjedhor.

E për këtë, është shprehur edhe kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), i cili në një deklaratë për mediet, është shprehur se numrat e votave të publikuara në lidhje me këtë, “janë spekulime”.

Gjatë ditës janë paraqitur disa spekulime, sidomos në lidhje me numërimin e votave. Unë përsëri po e përsëris, dita e djeshme votimit si dhe e sodit as nuk numërohen as nuk janë numëruar. Këta vota do të numërohen nesër së bashku me votat tjera” tha Derkoski.

Ai bëri thirrje deri te politikanët dhe të gjithë tjerët të cilët marrin pjesë në manipulime të tilla që të përmbahen dhe ti lënë qytetarët të votojnë, rrjedhimisht të sjellin vendimin e duhur.

Ndryshe, sot në ditën e dytë të zgjedhjeve kanë votuar në shtëpitë për të moshuar, në institucionet ndëshkuese-korrektuese, si dhe personat në arrest shtëpiak. Ndërkaq, e përsërim se votat e ditës së sotme dhe të djeshme ende nuk janë numëruar dhe kështu rezultati i tyre nuk dihet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button