Lustrimi po ‘kontrollon’ kodoshët nga opozita maqedonase

Komisioni i Lustrimit në Shkup po verifikon kandidatët e listave për kryetar komunash dhe këshilltarë komunal të dorëzuar nga opozita maqedonase, pas ndërprerjes së bojkotit të zgjedhjeve. 

Komisioni pas verifikimit të listave të të gjithë kandidatëve do të informojë Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) se ndonjëri prej kandidatëve a ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Deri tani jozyrtarisht asnjë kandidat nuk ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete. 

KSHZ për sot paralajmëroi se do të komunikojë informata zyrtare lidhur me kandidaturat deri tani të dorëzuara. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button