Putin e mbështet shtyrjen e përvjetorit të përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka mbështetur idenë për të shtyrë deri vitin e ardhshëm ngjarjen masive që shënon 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Regjimenti i Pavdekshëm, një kortezh në shkallë të gjerë që mban fotografi të të afërmve të tyre që vdiqën gjatë luftës, tradicionalisht zhvillohet në shumë qytete ruse më 9 maj, Ditën e Fitores, e cila është festa më e rëndësishme kombëtare e këtij vendi.

Këtë vit, Putin e shtyu deri më 26 korrik si një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Javën e kaluar, organizatorët sugjeruan shtyrjen e ngjarjes, duke thënë se distanca sociale kundërshton frymën e kortezhit gjatë së cilës njerëzit qëndrojnë “krah për krah” pranë njëri tjetrit. Presidenti rus sot mbështeti idenë, duke thënë se “ngjarje si kjo nuk mund të kryhen me asnjë kusht”.

Rusia deri më tani ka raportuar mbi 777 mijë raste të konfirmuara me koronavirus dhe mbi 12 mijë vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button