Fushata e zezë mediatike gjatë zgjedhjeve është zhvilluar në një pjesë të mediave onlajn dhe në rrjetet sociale

Si në fushatë mediatike, ashtu edhe gjatë heshtjes zgjedhore pjesë e onlajn mediave në vend, si dhe personalitete të caktuara por edhe anonimë në rrjetet sociale, e kanë luajtur fushatën e ndyrë propaganduese për partitë në zgjedhjet parlamentare që kaluan. Ky konkluzion ka rezultuar nga konstatimet që janë paraqitur, për monitorimin e mediave, që e zbatuan misioni i OSBE/ODIHR-it dhe organizata CIVIL.

Misioni special për vlerësim të zgjedhjeve (MSVZ) i OSBE-ODIHR-it në Deklaratën për të dhëna dhe konkluzione preliminare nga zgjedhjet e mbajtura thotë që janë vërejtur më shumë shkelje të heshtjes zgjedhore në onlajn mediat dhe në masë më të vogël, në mediat tradicionale. Përveç kësaj, numër i caktuar i partive politike kanë vazhduar të reklamohen onlajn edhe në rrjetet sociale gjatë heshtjes zgjedhore, ndërsa është vërejtur edhe reklamim i paguar negativ politik në mediat sociale, thuhet në raportin e tyre preliminar.

“Reklamimi politik në Google AdSense dhe në mediat sociale nuk është i subvencionuar dhe i rregulluar veçmas. Megjithëse partitë politike në mënyrë ekstensive i kanë përdorur këto metoda për fushatë, mungesa e transparencës së veglave të tilla e bën të pamundur revidimin thelbësor. Megjithëse rregullatori i mediave, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV), e ka për obligim ta ndjekë reklamimin në mediat radiodifuzive, verifikim dhe monitorim i onlajn mediave nuk është zbatuar”, thuhet në Deklaratën e misionit të OSBE/ODIHR-it.

Me konstatime të ngjashme dolën edhe nga organizata CIVIL, të cilët në këto zgjedhje theksin e kanë vënë në shkeljet e shumta të heshtjes zgjedhore nga mediat sociale, por edhe nga disa internet portale.

“Më evidente është ajo që gjatë heshtjes zgjedhore që filloi në mesnatë, më 13 korrik, vërehen qindra raste të shkeljes së heshtjes zgjedhor, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në terren nga porositës të njohur por edhe të panjohur”, kanë dalë me komunikatë nga organizata CIVIL më 15 korrik.

CIVIL kanë shtuar se shkelja e heshtjes zgjedhore ka qenë e shoqëruar me “fushatë të paparë, të zezë, me qindra raste të gjuhës së urrejtjes, lajme të rreme dhe dezinformata” thuhet në informacionin nga CIVIL gjatës së zgjedhjeve. Nga kjo organizatë kanë konstatuar që në Fejsbuk gjatë heshtjes zgjedhore ka pasur reklama të partive politike, madje edhe intervistë e një përfaqësuesi të lartë partiak e cila është emituar drejtpërsëdrejti në rrjetet sociale gjatë heshtjes zgjedhore.

Përndryshe, reklamimi i paguar politik i partive në zgjedhjet e kaluara është financuar nga buxheti shtetëror, duke e përfshirë edhe reklamimin e tyre në internet portalet. “Meta.mk”që në periudhën e përgatitjeve të zgjedhjeve dimrin e kaluar ka shkruar që, për publikim të reklamimit të paguar politik me para shtetërore në KSHZ janë paraqitur dy herë më tepër portale në krahasim me numrin e portaleve që atëherë ishin të inkuadruar në Regjistrin e onlajn mediave profesionale “Promedia” e SHGM-së dhe të Këshillit për etikë në media.

Pjesë e këtyre portaleve që janë paraqitur për publikim të reklamave politike ishin formuar në fillim të këtij viti, para obligimit për paraqitje në KSHZ. Një portal nga reklamat e paguara politike për këto zgjedhje ka pasur mundësi të marrë maksimum 15.000 euro, pa marrë parasysh a respekton standarde gazetarie dhe cilat janë ato. KSHZ para tre ditësh ka njoftuar që e pret dërgimin e raportit për shërbime të realizuara dhe për fatura me ekzemplarë të publikimeve nga internet portalet, madje ka lejuar edhe prolongim të afatit pas 17 korrikut për dërgimin e tyre nga këto media.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button