RMV, 10 persona ndërruan jetë nga virusi korona, 96 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 10 persona nga virusi korona, 96 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 61 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 432, të infektuarve në 9.249, ndërkaq të shëruarve në 4.871. Momentalisht në vend kemi 3.946 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Të vdekurit janë 4 pacientë nga Shkupi, 2 nga Kumanova dhe nga një, nga Shtipi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova

“Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një pacient në moshën 76 vjeçare. Në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë 4 pacientë të moshës: 85, 71 dhe 53-vjeçare, ndërkaq te një pacient 48-vjeçar virusi është konstatuar pas vdekjes. Në Klinikën e Pulmologjisë ka ndërruar jetë një 79-vjeçar, në Gastroenterohepatologjisë një pacient 79-vjeçar. Në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient 82-vjeçar nga Kërçovë, në Spitalin e Tetovës një pacient 60-vjeçar. Në Filipin e Dytë një pacint 62-vjeçar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

  • Shkup 24
  • Shtip 24
  • Strugë 9
  • Tetovë 7
  • Ohër 6
  • Kumanovë 6
  • Radovish 5
  • Gostivar 4
  • Strumicë 3
  • Sveti Nikole 3
  • Koçan 2
  • Prilep 1
  • Manastir 1
  • Kriva Pallankë 1

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

  • Shkup 27
  • Kumanovë 16
  • Prilep 4
  • Tetovë 4
  • Kriva Pallankë 3
  • Resnjë 3
  • Kavadar 1
  • Gjevgjeli 1
  • Kratovë 1
  • Kërçovë 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

  • Shkup 4297, aktive 1880
  • Tetovë 951, aktive 299
  • Kumanovë 912, aktive 226
  • Shtip 606, aktive 300
  • Strugë 370, aktive 188
  • Prilep 312, aktive 59
  • Ohër 244, aktive 129
  • Veles 206, aktive 30
  • Sveti Nikole 200, aktive 185
  • Gostivar 298, aktive 196
  • Dibër 173, aktive 111
  • Resnjë 140, aktive 56
  • Kërçovë 100, aktive 81
  • Koçan 90, aktive 22
  • Manastir 89, aktive 44
  • Probishtip 43, aktive 27
  • Strumicë 31, aktive 22
  • Kavadar 29, aktive 17
  • Kriva Pallankë 23, aktive 9
  • Radovish 23, aktive 19
  • Negotinë 22, aktive 2
  • Gjevgjeli 19, aktive 8
  • Demir Hisar 15, aktive 13
  • Krushevë 13, aktive 8
  • Kratovë 12, aktive 7
  • Makedonski Brod 9, aktive 5
  • Pehçevë 6, aktive 0
  • Vallandovë 6, aktive 0
  • Vinica 5, aktive 2
  • Berovë 4, aktive 1
  • Dellçevë 1, aktive 0

Në komunat e Shkupit më së shumti raste ka në Çair – 291,Gazi Babë 207, Karposh 168, Qendër 162, Kisella Vodë 148, Butel 140, Gjorçe Petrov 120, Saraj 115, Studeniçan 107, Shuto Orizare 104, ndërkaq tjerat komuna kanë nën 100 raste.

Në 24 orët e fundit janë bërë 724 teste për virusin korona, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë në RMV janë bërë gjithsej 86.543 teste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button