Bisedimet me Serbinë vazhdojnë sot

Sot do të vazhdojë raundi tjetër i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Edhe ky raund bisedimesh do të zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në qendër të bisedimeve do të jetë sërish administrimi i veriut të Kosovës. Prishtina kërkon zhdukjen e strukturave paralele në veri.

Nga ana tjetër Serbia është dakord të heqë dorë nga strukturat paralele, me kushtin e krijimit të komunave serbe në veriun e Kosovës. /shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button