Francë, pothuajse 500 klasterë të rinj të virusit COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Francës, Oliver Veran, ka bërë të ditur se pothuajse 500 klasterë të rinj të koronavirusit (COVID-19) kanë dalë në gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë televizive me Franceinfo TV, ministri Veran raportoi 400 deri në 500 klasterë të rinj në rajonet veriperëndimore Brittany dhe Mayenne, si dhe në Grand-Est, vende të cilat kanë qenë pika më të mëdha të vendit sa i përket pandemisë.

“Ne vërejmë se ka shenja shqetësuese të rifillimit të epidemisë në territorin kombëtar”, tha Veran.

Pavarësisht komenteve të tij për shqetësim, Veran theksoi se të dhënat për momentin nuk janë shqetësuese, por siç është e zakonshme për ministrin, ai mbajti një qëndrim të rreptë.

“Ne duhet të mbetemi vigjilentë, të përgatitemi, të shpjegojmë”, tha Veran, duke shtuar se vendi është shumë larg një vale të dytë.

E hëna shënoi ditën e parë me mbajtjen e detyrueshme të maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura në gjithë Francën. Me urdhër të zyrtarëve shëndetësorë, Veran imponoi masën javën e kaluar.

Zyrtarët e lartë kanë kërkuar vëmendje të vazhdueshme dhe distanim shoqëror, për të cilën mendohet se e kanë penguar daljen e shpërthimit jashtë kontrollit gjatë tre muajve të fundit.

Një gjobë prej 135 eurove do të kërkohet për mospërmbushjen e këtij rregulli.

Veran shtoi se pa masa të përcaktuara zyrtarisht nga qeveria për të vepruar kundër virusit në nivel lokal dhe kombëtar, çdo department do të duhet të kryejë veprime siç e sheh të përshtatshme.

“Kjo e bën jetën tonë të vështirë, por nuk na ndalon të veprojmë”, tha Veran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button