KRRE gjatë javës së ardhshme do të tregojë çmimet e reja të rrymës dhe të ngrohjes qendrore

Gjatë javës së ardhshme pritet që Komisioni Rregullator i Energjetikës të dalë me informacione më konkrete për çmimet e reja të rrymës dhe të ngrohjes qendrore. Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski sot deklaroi se gjatë qershorit është marrë kërkesë nga MEPSO dhe Elektrodistribucioni që të shtyhen procedurat për përcaktimin e çmimeve, duke e pasur parasysh situatën me krizën korona dhe parashikimet e tyre në pjesën e konsumit dhe shpenzimeve të cilat, siç tha, në një pjesë të caktuar rriten, njofton MIA.

Sipas Bislimovskit, në mënyrë drastike janë ulur edhe të ardhurat e kompanive shtetërore energjetike në krahasim me vitet e kaluara.

“Kjo është për shkak se nuk ka shitje në Elektranat e Maqedonisë së Veriut të tepricës së energjisë elektrike. Nëse vitin e kaluar ato ishin 22 milionë euro, tani kanë vetëm një shitje e cila është pesë milionë euro që bën presion serioz ndaj funksionimit normal të EMV-së. Gjithashtu edhe të ardhurat shtesë të cilat i realizonte MEPSO nga kapacitetet e transmetimit ndërkufitar të cilat në vitin 2019 ishin rreth 22 milionë euro, këtë vit janë vetëm rreth 11 milionë euro. Për shkak të konsumit të ulur në rajon, këto të ardhura edhe në EMV edhe në MEPSO për fat të keq, nuk i kemi në këtë periudhë”, tha Bislimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button