fbpx

Kina përsëriti kundërshtimin për ndalimin e Huawei-t

Kina ka përsëritur kundërshtimin e saj për ndalimin e kompanisë së pajisjeve telekomunikuese Huawei, pasi Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të largojë gjigantin kinez të teknologjisë nga rrjeti i saj 5G deri në vitin 2027, transmeton Anadolu Agency (AA).

Global Times raportoi se gjatë adresimit të tij në një konference për media në kryeqytetin Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha se, “Jemi kundër çdo shkeljeje të rregullave të tregut dhe parimeve të konkurrencës së ndershme duke përjashtuar kompani të caktuara ose duke përdorur sigurinë kombëtare për të shtypur kompanitë e huaja dhe për të bllokuar bashkëpunimin”.

Të dielën, qeveria britanike i kërkoi Japonisë të ndihmojë në ndërtimin e rrjeteve të saj pa tel 5G pa marrë ndonjë ndihmë nga Huawei Technologies.

Javën e kaluar, qeveria amerikane vendosi gjithashtu kufizime të vizave për disa punonjës të kompanisë Huawei për abuzime të të drejtave të njeriut nga Partia Komuniste Kineze në rajonin autonom me shumicë muslimane Xinjiang në veri-perëndim të Kinës.

Kina u kundërpërgjigj duke vendosur sanksione ndaj zyrtarëve në Komisionin amerikan të Kinës, respektivisht ndaj ambasadorit për Lirinë Fetare Ndërkombëtare, Sam Brownback, Senatorit në Florida, Marco Rubio, Senatorit në Teksas, Ted Cruz dhe Kongresmenit në New Jersey, Chris Smith, duke theksuar se “ata kanë vepruar keq në Xinjiang”.

Wenbin tha se “Kina kundërshton sanksionet e njëanshme të SHBA dhe juridiksionin afatgjatë”.

“Jam thellësisht i shqetësuar për përdorimin në rritje të sanksioneve ose kërcënimit me sanksione nga SHBA-të kundër kompanive dhe interesave evropiane”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një deklaratë javën e kaluar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close