Moti sot, mos harroni syzet e diellit

Sot në Maqedoni do të ketë mot të ngrohtë dhe me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriut që mbase do t’ju freskojë.

Temperaturat do të sillen nga 7 deri më 15 gradë celsius. Kënaquni  brenda ditës sepse temperaturat e natës do të ulen tepër dhe sërish do të ndjeni praninë e dimrit.

Në Shkup do të mbajë  mot i ngjashëm me temperatura deri më 12 gradë celsius.

E hëna zakonisht është një ditë pak si e vështirë pas një vikendi, dhe ju duhet të paraqiteni në punë.. Mos ndjeheni keq, po qëndroni të qetë dhe dëgjoni Elina Duni.

Ditë të mbarë! 

/PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button