Prokuroria hapi lëndë për ahengun e organizuar në Prilep, në kundërshtim me masat për mbrojtje nga Covid – 19

Prokuroria Themelore Publike Prilep hapi lëndë pas zërave kundër një objekti hotilerik në Prilep, i cili në orët e mbrëmjes më 18 korrik të këtij vitit ka organizuar aheng në të cilin kanë qenë të pranishëm një numër i madh vizitorësh, në kundërshtim me rregullat dhe masat për mbrojtje në kushte të pandemisë së shpallur nga Kovid-19, njofton Portalb.mk.

“Duke vepruar në lëndën e formuar prokuroria kompetente ka dhënë urdhër për konfirmimin e gjendjes faktike dhe përgjegjësinë eventuale penale, si dhe sigurimin e dëshmive. Personi juridik dhe personi fizik përgjegjës në subjektin juridik dyshohen se kanë kryer vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore nga neni 206 nga Kodi penal”, kanë njoftuar nga kjo prokurori.

Kujtojmë se gjatë fundjavës, në rrjetet sociale qarkullonin fotografi nga ahengje zbavitëse të organizuar në Prilep në kundërshtim me ligjin dhe protokollet shëndetësore.

Prej pamjeve në rrjetet sociale shihet një numër i madh i qytetarëve të cilët nuk respektojnë distancën e paraparë për mbrojtje nga koronavirusi dhe nuk mbajnë maska mbrojtëse.

Nga Inspektorati i Tregut kanë thënë se janë njoftuar për ngjarjen por që për derisa inspektorët janë nisur për në vendngjarje, klubi i natës është zbrazur.

Ahengje të tilla janë mbajtur dhe në Strumicë. E gjithë kjo ndodhë kur vendi regjistron shifra të larta të rasteve të reja me Covid-19 në bazë ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button