Blumberg: Elita ruse ka marrë vaksinë për Kovid-19 prej në prill

Përfaqësuesit e elitës ruse si top menaxherë, zyrtarë shtetëror dhe biznesmenë, prej muajit prill kanë marrë vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit, në suaza të programit të fshehtë për hulumtim të vaksinës së re, lajmëroi sot agjencia Blumberg.

Sipas korrespondentit të MIA-s nga Uashingtoni, vaksina është përpunuar nga Qendra hulumtuese-shkencore shtetërore për epidemiologji dhe mikrobiologji “Nikollaj f. Gamalei” nga Moska.

Agjencia u referohet pjesëmarrësve anonim në program.

Në program kanë marrë pjesë disa qindra persona dhe ajo është fshehur nga opinioni që të shmanget fluksi i kërkesave të kandidatëve potencial të cilët duan të mbrohen nga infeksioni i koronavirusit.

Mes atyre të cilët kanë marrë vaksina janë top menaxherët e “Rusal”, njëri nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të aluminit, ndërsa propozohet edhe te prodhuesit dhe përfaqësuesit e gjigantit kimik rus “FosAgro”, por prej atje gjoja ende e shqyrtojnë propozimin.

Edicioni nuk di sipas cilave parime janë selektuar pjesëmarrësit në vaksinim, e cila ka qenë falas, ndërsa të vaksinuarit kanë nënshkruar deklarata se e dinë për rreziqet e mundshme.

Disa biznesmenë, sërish, kanë refuzuar të marrin pjesë për shkak të rreziqeve,dhe kanë pritur vaksina së pari të provohet te vullnetarët.

Si në SHBA, Kanada, Britani të Madhe dhe vendet tjera perëndimore, ashtu edhe në Rusi për momentin bëhen hulumtime për vaksinë të arritshme kundër infektimit nga Kovid-19.

Sipas Blumberg, hulumtimet zyrtare për vaksinë në vend kanë filluar në qershor me testim të grupit të parë prej 18 njerëzve. Hulumtimet zgjasin ende. Një grup tjetër i 20 vullnetarëve sot është liruar nga qendra klinike ushtarake “N.N. Burdenko” në Moskë.

Kiril Dimitriev, drejtor i Fondit rus për investime direkte, vullnetarisht ka marrë pjesë në hulumtimin për vaksinim të infeksionit Kovid-19 në institutin “Gemalei”. Sipas tij, vaksinimi masiv në Rusi pritet të ndodh dhe të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas shkencëtarëve rus, që të parandalohet epidemia, vaksinë duhet të marrin rreth 60 për qind e popullatës në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button