Samiti i liderëve të BE-së vazhdon edhe sot

Pasi liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që u takuan të premten dhe prej asaj dite nuk arritën konsensus mbi paketën e rimëkëmbjes të përgatitur për të luftuar me pasojat ekonomike të koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe buxhetin e së ardhmes, samiti është zgjatur sërish, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Kryetarit të Këshillit të BE-së, Barend Leyts, në një deklaratë në Twitter, njoftoi se Samiti i Liderëve të BE-së që po zhvillohet nga e premtja në Bruksel, është zgjatur.

Ai tha se liderët, pas një pushimi, pas dreke do të takohen sërish.

Samiti i Liderëve të BE-së planifikohej të zhvillohej më 17-18 korrik. Programi u zgjat pasi nuk u arrit konsensus në negociata.

– Lidhur me samitin

Samiti kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ndërsa marrin pjesë krerët shtetërorë ose qeveritarë të 27 vendeve anëtare, si dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në samit bisedohet për draftin e “Kuadrit Financiar Shumëvjeçar” që do të përcaktojë paketën ekonomike të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh t’u përgatitur kundër ndikimeve të pandemisë ndaj ekonomisë si dhe buxhetit të BE-së prej rreth 1 trilion eurosh për vitet 2021-2027.

Paketa dhe buxheti duhet të përcaktohen me votë unanime të anëtarëve.

– Diskutime

Holanda, Danimarka, Suedia dhe Austria, katër vende të cilat cilësohen si “4 kursimtarë” brenda vendeve të BE-së, janë skeptike ndaj fondeve të paketës së rimëkëmbjes.

Këto vende kërkojnë që kreditë vendeve të BE-së t’u jepen me “kusht” dhe të paguhen në të ardhmen. Gjithashtu, ata kërkojnë një mekanizëm të fortë që do të auditojë në rast të dhënies së fondeve.

Hungaria dhe Polonia janë kundër asaj që fondet e BE-së të kushtëzohen me sundimin e ligjit. Në rast të tillë, mendojnë të vendosin veto.

Vendimi rreth buxhetit dhe paketës së rimëkëmbjes të BE-së merret me votat unanime të vendeve anëtare të Këshillit Evropian dhe miratimin e Parlamentit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button