Shqipëria lejoi testime serologjike edhe në institucionet private

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kumtoi se është miratuar protokolli për testime serologjike për praninë e antitrupthave të krijuara nga Sars-Kov 2 edhe në institucionet private, transmeton MIA.

“Komiteti teknik i ekspertëve për përballje me virusin e rrezikshëm e miratoi protokollin me të cilin lejohen testime serologjike edhe në institucionet private, por paraprakisht testimet duhet të kontrollohen nga Instituti për Shëndet
Publik”, qëndron në kumtesë.

Shtohet se mund të përdoren vetëm testime të miratuara nga Agjencia kombëtare për barëra dhe aparate mjekësore në laboratorë të licencuara dhe të njohura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në të njëjtën kohë ministria i ka informuar qytetarët se nuk bëhet fjalë për testim i cili konfirmon nëse personi është aktiv në virusin e rrezikshëm por se e ka tejkaluar sëmundjen.

Në Shqipëri po rritet numri i të infektuarve të rinj. Dje janë regjistruar 102 të sapoinfektuar nga testimi i 501 rasteve të dyshuara, vdiqën katër persona ndërsa janë shëruar 50. Aktivë në sëmundjen janë 1.631 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button