SPQ “8 Shtatori” përgatitet të fillojë me operacionet që janë lënë në pritje

Është duke u pastruar dhe dezinfektuar shok-dhoma në SPQ “8 Shtatori”, pasi para dy javëve pacientët me gjendje më të rëndë me Kovid u transferuan në katin e parë, në pjesën ku më parë ishte kardiokirurgjia e Zhan Mitrevit. Me këtë ngadalë është duke u përgatitur për funksionim blloku operativ, të hapet një sallë operative për raste urgjente dhe për operacione që janë lënë në pritje, përkatësisht për pacientë që nuk janë pozitiv me Kovid, shkruan Nova Tv, transmeton Portalb.mk.

“Shko-dhoma është e pastruar, është duke u dezinfektuar dhe po përgatitet të funksionojë edhe për pacientë elektiv, për operacione për të cilat është pritur. Do të bëhen intervenime kirurgjike nga sferat në vijim: kirurgji dhe ortopedi abdominale, sy, veshë”, ka konfirmuar për NOVA, prof. dr. Kristijan Kostov, drejtor i spitalit.

Me këtë ai paralajmëron që së shpejti spitali ngadalë do të fillojë të kthehet në gjendje normale për të funksionuar për pacientë të cilët nuk janë të sëmurë nga Kovid.

Prapë se prapë, vala e pacientëve me Kovid nuk pushon. Çdo ditë, e veçanërisht në mbrëmje pranohen rreth 15 pacientë të cilët janë me formë të rëndë të sëmundjes.

Kostov thotë që në Kovid qendrën në spital pranohen vetëm raste të rënda që kanë saturacion (oksigjen në gjak) nën 60. Rreth 90 përqind e gjithë të hospitalizuarve janë me përkrahje për oksigjen.

Spitali harxhon dy deri dy ton e gjysmë oksigjen të lëngshëm në ditë dhe kjo për pacientët donë të thotë jetë. Për ato shkaqe është instaluar edhe një stacion rezervë për përçim të oksigjenit që të mos ndodh prishje e stacionit ekzistues, i cili siç thotë, 30 vite nuk është ndërruar.

“E përforcuam, kemi instaluar stacion të ri për oksigjen për shkak se i vjetri nuk është ndërruar 30 vite. Me stacionin e ri rezervë krahas atyre ekzistuese mund të lidhen edhe 100 pacientë në mbështetje me oksigjen, vetëm duhet të instalohen ende kyçje në mure”, deklaroi drejtori Kostov.

Në Kovid qendrën në “8 shtatori” e cila funksionon nga 16 marsi pa ndërprerë dhe ku harxhohen forcat e fundit, pjesë e mjekëve dhe infermiereve filluan një nga një të shkojnë në pushim dyjavorë.

Rraskapitja dhe beteja e rëndë me sëmundjen, me pacientët me gjendjen më të rëndë ka filluar të manifestohet te punonjësit. Për spitalin ngarkesë është qendra për triazhë ku janë akomoduar të gjitha rastet e pneumonisë së rëndë të cilët presin për vërtetim të testit, të shihet nëse janë pozitiv apo jo ndaj Kovid. Aty ço ditë pranohen nga 15 pacientë me formë të rëndë të pneumonisë.

Për atë qëllim është vendosur edhe spitali i montuar te Klinika për sëmundje infektive, mirëpo këta pacientë ende dërgohen në qendrën për triazhë në “8 Shtatori” në vend që të transferohen atje. Në spital thonë që përkundër kësaj, tek ata duhet të dërgohen raste të dyshimta (të pavërtetuara) të cilëve u nevojitet intervenim kirurgjik.

Në spitalin “8 Shtatori” janë hospitalizuar edhe 30 pacientë me dializë të cilët janë pozitiv ndaj Kovid, kurse 60 të tjerët shkojnë për dializë në bazë ditore. Spitali është i stërmbushur me pacientë, me formë të rëndë dhe mesatarisht të rëndë të Kovid-19.

Krahas asaj që rrjedha e virusit është e paparashikueshme, pavarësisht rasteve të shumta fatale, prej aty në shtëpi shkojnë nga 15 pacientë, në ditë, të cilët janë shëruar nga Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button