Hazard nuk fshehët: “Ky është sezoni më i keq në karrierën time”

Eden Hazard e ka pranuar, viti i parë në Real Madrid nuk ka qenë aspak siç ai ka menduar, transmeton Gazeta Express.

Përveç kësaj, belgu thotë se ky sezon është më i keqi në karrierën e tij.

Eden ka shënuar besoni apo jo vetëm një gol për Realin, ai ka vuajtur nga dëmtime të shumta, por do të punojë shumë që sezonin tjetër të tregojë çka është në gjendje të bëjë.

“Viti im i parë ka qenë shumë i keq”, u shpreh Eden, që verën e vitit 2019 u ble nga Chelsea për 100 milionë euro.

“Këtë vit, kolektivisht kemi fituar La Ligën, por unë në nivel individual mesiguri kam pasur sezonin më të keq në karrierë”.

Sido që të jetë, Eden në vitin e parë në Madrid tashmë ka fituar dy trofe, Superkupën e Spanjës dhe La Ligën.

Tani do të luftojnë për Champions League, edhe pse do ta kenë të vështirë pasi në ndeshjen e parë kanë humbur 2-1 nga Manchester City.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button