Kryetari i BFI-së, Fetahu letër urimi për rihapjen e Xhamisë Ajasofja për namaz

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu në letrën e urimit dërguar kryetarit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Prof. Dr. Ali Erbaş me rastin e hapjes së Xhamisë Ajasofja për namaz, falënderoi presidentin e Turqisë Recep, Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Diyaneti i Turqisë thuhet se rihapja e Xhamisë Ajasofja pas 86 vitesh për besimtarët ka shkaktuar gëzim në botën Islame.

Sipas deklaratës në letrat që kanë dërguar krerët e bashkësive fetare të vendeve të ndryshme kanë shprehur kënaqësinë për vendimin dhe kanë falënderuar presidentin Erdoğan.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të BFI-së, Fetahu në letrën e tij ka theksuar se vendimi ka gëzuar të gjithë muslimanët. “Republika e Turqisë nën lidershipin e Erdoğan-it është bërë një yll në rritje në sy të muslimanëve të botës dhe të shtypurve dhe një burim i domosdoshëm shprese”, thuhet në deklaratën e Diyanetit duke e transmetuar letrën e Fetahut dërguar këtij institucioni.

Përveç Fetahut, letër urimi për rihapjen e Ajasofjes si xhami kanë dërguar edhe liderë të komuniteteve muslimane të shumë vendeve të botës.

Javën e kaluar, një gjykatë e lartë turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934 që kishte shndërruar Ajasofjen e Stambollit nga një xhami në një muze, veprim i cili i hapi rrugën që Ajasofja të kthehet përsëri në xhami.

Presidenti Erdoğan, ditë më parë njoftoi se falja e namazit të parë do të bëhet në xhumanë e ardhshme, më 24 korrik, për rreth 1.000 deri në 1.500 adhurues në një njëjtën kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button