Çdo vit grumbullohen rreth 117.000 tonë mbeturina nga ambalazhi, “Pakomak” i riciklon 28.000 tonë

Rreth 117.000 tonë mbeturina nga ambalazhi krijohen çdo vit në vend. Përmes sistemit të kompanisë “Pakomak”, Shoqëria për menaxhim me paketim dhe mbeturina nga paketimi, për riciklim grumbullohen rreth 28.000 tonë mbeturina të ndryshme nga ambalazhi (letër, plastikë, qelq, metal dhe dru) nga gjithsej 50.000 tonë aq sa krijojnë kompanitë anëtare të këtij sistemi, transmeton MIA.

“Por akoma ekzistojnë kompani-prodhuese të cilat nuk financojnë askund për menaxhimin e mbeturinave të tyre nga ambalazhet me çka dukshëm e dëmtojnë buxhetin shtetëror, ndërsa institucionet në mënyrë jokonsekuente
veprojnë”, thotë Filip Ivanovski nga “Pakomak”.

Ai informoi se vetëdija tek qytetarët për përzgjedhjen e mbeturinave nga viti në vit është duke u rritur. Mospasja e kontejnerëve ka qenë arsyeja që thuajse 95 për qind e qytetarëve të mos selektojnë mbeturina në vitin 2013. Në vitin 2019 për arsye të njëjta, nuk selektojnë 79 për qind, ndërsa këtë vit për vetëm 63 për qind të qytetarëve mospasja e kontejnerëve është arsyeja kryesore se pse nuk selektojnë.

“Në vend janë rreth 10.000 kontejnerë për mbeturina të përgjithshme. Ne i kemi vendosur mbi 2.000 për përzgjedhjen e mbeturinave nga ambalazhet. Nuk themi se është e mjaftueshme, por ka komuna të cilat nuk dëshirojnë të vendosin kontejnerë për selektim ose vlerësojnë se kanë mjaftueshëm, edhe pse qytetarët prej këtyre komunave paraqiten tek ne dhe kërkojnë të vendosim kontejnerë për selektim në afërsi të vendbanimeve të tyre. Për momentin i kemi 100 kontejnerë të gjelbër për selektimin e qelqit prej 1,5m3, të cilat nuk janë
vendosur pasi kryetarët apo ndërmarrjet e tyre komunale arsyetohen se nuk e kanë në fokus këtë situatë”, thotë Ivanovski.

Qëllimet nacionale për riciklim për vitin 2020 janë 60 për qind, por Ivanovski vlerëson se janë të realizueshme dhe supozon se kjo përqindje do të jetë mbase maksimum 40.

“Ne si “Pakomak” para institucioneve jemi përgjegjës vetëm për riciklimin e sasive të mbeturinave nga ambalazhi prej klientëve tanë ndërsa ata i gjenerojnë rreth 50.000 tonë mbeturina nga ambalazhi prej atyre zyrtarë 117.000 tonë të cilët krijohen në vit. me 28.000 tonë të grumbulluara në vitin 2019, shkalla interne e riciklimit ishte 55,4 për qind”, thotë Ivanovski.

Ai potencoi se si qytetarë duhet ta kuptojmë se që të kemi mjedis të pastër nuk është falas. Sipas tij, vetëm me mbylljen e ideuar të të gjitha rrjedhave të mbeturinave, për efekt më të vogël negativ ndaj mjedisit dhe njerëzve, duhet të shpresojmë për mjedis jetësor më të shëndetshëm.

“Faturat për grumbullimin e mbeturinave për momentin janë shumë të vogla për t’u financuar në mënyrë serioze selektimi dhe riciklimi i mbeturinave. Nëse në vendet e BE-së nga rajoni (Bullgaria, Greqia, Rumania) grumbullohen 4-6 euro për banor në vit vetëm për menaxhim me mbeturinat nga ambalazhi, në Gjermani kjo është 8-10 euro. Në Maqedoni grumbullohen (prej kompanive – prodhuese) më pak se 1 euro nga një banor në vit. Do të thotë, kur do ta kuptojmë këtë, mund të bëjmë projeksione për 5 apo 10 vite se si do t’i menaxhojmë mbeturinat në përgjithësi. T’i ndërroni shprehitë e të gjithë shoqërisë është detyrë e rëndë, por ne e pranojmë sfidën”, thotë Ivanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button