Në Rumani është mbyllur një fabrikë e mishit, janë infektuar 93 të punësuar

Është ndërprerë prodhimtaria në një fabrikë për përpunim të mishit në rajonin perëndimor Temish në Rumani, pasi janë regjistruar 56 punëtorë të infektuar me virusin Kovid-19, shkruan agjencia Agerpres, transmeton MIA.

Deri më tani, 93 raste pozitive me virus janë regjistruar në atë fabrikë.

Siç është bërë e ditur, prodhimtaria do të vazhdojë pas sanimit të tërësishëm të repartit prodhues dhe dezinfektimit, si dhe pas testimit të sërishëm të të punësuarve, të cilët kishin teste negative.

Po vijon hetimi epidemiologjik, ndërsa në vendin e ngjarjes gjenden ekspertë nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Të infektuarit nga fabrika janë në izolim shtëpiak sepse kishin treguar simptoma më të lehta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button