Filipçe: Të hetohen ahengjet zbavitëse gjatë pandemisë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes një shkrimi në Facebook ka dënuar ahengjet zbavitëse që po organizohen në kundërshtim me ligjin dhe masat për mbrojtje nga Covid-19. Filipçe kërkon nga institucionet kompetente që të hetojnë rastet dhe personat në fjalë të sanksionohen, transmeton Alsat.

“Shoh fotografi në rrjetet sociale prej ahengjeve dhe tubimeve në disa qytete ku nuk respektohen protokollet dhe masat për mbrojtje nga Covid-19. Kërkoj urgjentisht nga institucionet kompetente – Ministrinë e Brendshme dhe inspektoratet kompetente që të kryejnë hetime dhe të sanksionojnë këto tubime në mënyrë të paligjshme! Të rinjtë duhet të respektojnë plotësisht masat për mbrojtje nga koronavirusi, të mbrojnë veten dhe të dashurit e tyre, detyrimisht të mbajnë maska ​​mbrojtëse, të ruajnë distancën dhe të mbajnë higjienë. Është thelbësore që të gjithë t’i përmbahemi masave për parandalim të përhapjes së virusit dhe të sanksionojmë çdo mosrespektim të masave”,ka shkruar ministri Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button