Stamboll, dhjetëra të arrestuar në operacionin kundër organizatës terroriste DEASH

Të paktën 27 të dyshuar janë arrestuar në kuadër të operacioneve të njëkohshme të zhvilluara në 15 rrethe të Stambollit kundër organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Antiterrorit e Policisë së Stambollit ka zhvilluar një operacion për kapjen e të dyshuarve për të cilët thuhet se veprojnë në emër të organizatës terroriste DEASH dhe ishin në kërkim të aktit terrorist pasi është fyer profeti Muhammed në rrjetet sociale.

Si rezultat i hetimit janë arrestuar 27 persona në operacionet e njëkohshme në 15 rrethe të Stambollit.

Në adresat ku janë bërë kërkimet janë konfiskuar dokumente organizative dhe materiale dixhitale.

Vazhdojnë proceset e të dyshuarve në polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button