Hakerë sulmojnë sajtin e VMRO-DPMNE: mesazhe tmerrësisht anti-shqiptare

Ueb sajti i partisë maqedonase në pushtet, VMRO DPMNE ka disa kohë që është hakuar nga një grup i cili paraqitet si “Anonymous Maqedoni” dhe që “lufton të mbrojë Maqedoninë”

Mesazhi i lënë në këtë sajt është tmerrësisht anti-shqiptar duke theksuar mes tjerash se policia në protestat e djeshme nuk është dashur të tërhiqet në emër të bashkëjetesës.

“Na mbetet vetëm të luftojmë deri në mbrojtjen e fundit të Maqedonisë nga çdo armik i jashtëm dhe brendshëm. DPMNE i kaloi të gjitha kufijtë duke vendosur komandant të UÇK-së për ministër të mbrojtjes, flamuri maqedonas të digjet mes të Shkupit, të thirren parulla radikale muslimane derisa rrihen policët dhe digjen autobusë. Ndërsa policia e njëjtë merr urdhra të tërhiqet sikur në 2001-shin. Pse? Për bashkëjetesë? A është bashkëjetesë “Shqipëria etnike”, “Sllavo maqedonas”, “Kaurë”, “UÇK”, “Këtu është Ilirida” shkruhet mes tjerash në ueb sajtin e VMRO-DPMNE-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button