Nga liqeni Van janë nxjerrë edhe nëntë trupa të emigrantëve

Pas një hetimi tri javor, autoritetet turke bënë të ditur se numri i emigrantëve të cilët pësuan në anijen në liqenin Van në lindje të Turqisë u rrit në 54. Nëntë trupa ishin nxjerrë nga liqeni gjatë ditës së djeshme, transmeton MIA

“Anija, e cila u fundos më 27 qershor, transportonte mes 55 dhe 60 emigrantë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu.

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me incidentin.

Liqeni Van gjendet në afërsi të kufirit me Iranin, prej ku emigrantët nga Irani, Afganistani dhe vende të tjera shpesh herë kalojnë në Turqi që të arrijnë deri në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button