Zgjedhje parlamentare në Siri

Në Siri sot mbahen zgjedhjet parlamentare në disa pjesë që i mban qeveria zyrtare e kryesuar nga presidenti Bashar al Asad, transmeton MIA.

Sirianët do të dalin në votim për ta zgjedhur parlamentin e ri, në kushte të masave shëndetësore të imponuara që të pengohet përhapja e virusit Kovid19.

Ky është cikli i tretë zgjedhor në vend nga fillimi i konfliktit në mars 2011, në të cilin jetën e humbën mbi 400.000 persona, gjysma e popullatës së vendit është shpërngulur, ndërsa mbi pesë milionë sirianë u bënë refugjatë në vendet fqinje.

Zgjedhjet mbahen edhe pas vendosjes së sanksioneve të reja amerikane të cilat janë në fuqi nga muaji i kaluar, si edhe fushata antikorruptuese në të cilën një familjar i pasur i presidentit Asad është nën presion t’i kthejë dhjetëra milionë dollarë shtetit.

Në zgjedhje do të marrin pjesë 1.658 kandidatë për zgjedhjen e 250 anëtarëve të Kuvendit kombëtar të vendit.

Numri i përgjithshëm i votuesve nuk është kumtuar.

Asad dy herë i anuloi zgjedhjet parlamentare, si rezultat i kufizimeve të vendosura në luftën kundër koronavirusit.

Siria, e cila para luftës pati popullatë prej rreth 22 milionë, publikoi se i ka 496 të infektuar nga Kovid-19 dhe 25 raste të vdekjes.

Shefi i komitetit të lartë gjyqësor për zgjedhjet, Samer Zumrik deklaroi për agjencinë SANA se në këto zgjedhje do të hapen 7.400 vendvotime në 15 rajone.

Votimi nuk do të mbahet në provincën veriperëndimore Idlib, strehimoren e fundit të kryengritësve në vend, të kontrolluara nga trupat kurde, të mbështetura nga SHBA-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button