Pritet lajm nga Komisioni për sëmundje ngjitëse edhe për festimin e Ilindenit

Krusheva dhe banorët e saj do ta presin Komisionin për sëmundje ngjitëse që të tregojë se si do të festohet Ilindeni dhe se si do të zhvillohet manifestimi “10 Ditë Republika e Krushevës”, në kushte t pandemisë së virusit korona në vend, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.

Sipas kryetarit të Komunës së Krushevës Tome Hristoski, i cili është edhe kryetar i manifestimit “10 ditë Republika e Krushevës”, Ilindeni i madh dhe 117-vjetori nga Kryengritja e Ilindenit do të kremtohen në mënyrë dinjitoze, por dukshëm do të mungojnë mbledhimet. Vetëm dihet se programi i manifestimit do të jetë i shkurtuar, por për gjithçka tjetër duhet të japë rekomandime Komisioni.

“Qeveria e obligoi Komisionin për sëmundje ngjitëse që nesër dhe pasnesër të përgatisë rekomandime dhe zgjidhje për kremtimet për Ilindenin në Pelincë, Shkup dhe Krushevë. Është fakt se nuk do të ketë kremtime të mëdha, por Komisioni do ta thotë fjalën e fundit. Manifestimit ’10 dit Republika e Krushevës’ do të mbahet me program të shkurtuar. Më e rëndësishme për ne është që të ruhet dinjiteti për shënimin e Ilindenit, në përkujtimin e Kryengritjes së Ilindenit, por për gjithçka tjetër do t’i presim rekomandimet. Nga ajo varen edhe kremtimi dhe programi i manifestimit”, deklaroi Hristoski për MIA-n.

Përndryshe, Manifestimi tradicional fillon më 1 gusht. Krusheva i pret kalorësit, në Gumenje ngritet flamuri i Republikës me program të veçantë. Në 10 ditët të zakonshme janë ngjarje të shumta kulturore në nder të rëndësisë së Kryengritjes së Ilindenit. Programi qendror mbahet më 2 gusht, në Ilinden, në Meçkin Kamen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button