OBSH: Numër i ri rekord i të infektuarve me virus korona në botë

Numri i rasteve të reja me Kovid-19 në botë shënon rritje rekorde tashmë dy ditë me radhë, sepse për 24 orë janë regjistruar 259.848 raste të reja, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton MIA.

Rritje më të madhe ka në SHBA, Brazil, Indi dhe Afrikë të Jugut, bëhet e ditur në raportin ditor të OBSH-së. Një ditë më parë, janë regjistruar 237.743 të infektuar të rinj.

Numri i rasteve të vdekjes u rrit për 7.360, që paraqet rritje më të madhe ditore prej 10 majit.

Më shumë se 14 milionë persona janë infektuar me virusin në botë, ndërsa gati 600.000 kanë ndërruar jetë.

SHBA-ja ka 3,7 milionë të infektuar, Brazili mbi dy milionë, ndërsa India u bë vendi i tretë me më shumë se një milionë raste të virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button