Protesta antiqeveritare në Bullgari, të dhjetat me radhë

Dita e dhjetë me radhë në Sofje dhe qytete të tjera të Bullgarisë mbrëmë u mbajtën protesta antiqeveritare, transmeton MIA.

Pjesëmarrësit në protestë përsëri kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe prokurorit publik dhe shpërbërjen e Parlamentit.

Shefi i policisë në Sofje, Radosllav Stojnev, paraprakisht gjatë ditës, tha se shtatë persona janë arrestuar gjatë protestave të premten. Ai shtoi se nuk ka pasur shkelje të rendit publik dhe se gjatë protestave nuk ishin vërejtur grupe të provokuesve.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov të mërkurën iu bëri thirrje ministrave të Financave, Ekonomisë dhe të Punëve të Brendshme që të japin dorëheqje për shkak të protestave përgjatë gjithë vendit kundër korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button