DAP- deri më 15 mars qytetarët ti paraqesin të dhënat e vitit 2012

Vetëm edhe pak ditë kanë ngelur afat për dorëzimin e raporteve vjetore deri tek Drejtoria e të ardhurave publike(DAP).

Me 15 mars skadon afati për personat juridik dhe fizik.

‘Afat për paraqitjen e të dhënave kanë të gjithë deri më 15 mars. Nëse kjo nuk bëhet me kohë ka sanksione deri më 1000 euro. Në rast se futet kontrolle e DAP-it dhe vërtetohet ka gjasa që për persona fizik dënimi të shumëzohet për 70 për qind’ kumtojnë shërbimet për marrëdhënie me opinion në DAP.

Nëse deri në afatin e parashikuar subjektet ekomomike nuk dorëzojnë raport vjetor për të ardhurat e paguara, si dhe qytetarit nuk i japin llogari përmbledhëse për vitin 2012, ligji parashikon gjobë në vlerë prej 2.000 deri 3.000 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për shkeljen e bërë të personit përgjegjës të firmës, do t’i shqiptohet gjobë në vlerë prej 750 euro në kundërvlerë të denarit.

Ndryshe, sipas të dhënave të Drejtorisë për të Ardhura Publike, 2011-ën paraqitjen e të dhënave e kanë bërë rreth 200 mijë qytetarë aq sa edhe janë të obliguar me ligj. 

Deri më 15 mars, qytetarët do të duhet të paraqesin të dhënat e vitit 2012./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button