Ahmeti: Patriotizëm është të respektohet vepra e Skendërbeut

Sot në Gostivar Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti  konventën promovuese të kandidatëve për kryetar të komunave dhe për këshilltar komunal për zgjedhjet e 24 marsit. 

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se BDI është përpjekur për 11 vite me radhë të instalojë te shqiptarët urtësinë dhe gjakftohtësinë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim për 11 vite me radhë instaloi demokracinë e vërtetë, vlera të cilat shqiptarët i kanë pasur historikisht por që të tjerët nuk ua kanë pranuar dhe ua kanë shpërfillur. U desh që për ato vlera, kombëtare e shpirtërore, të sakrifikohet, të punohet, dhe në fund, këto vlera të institucionalizohen. Ju kujtoj, ku ka qenë USHT para 18 viteve, por sot ai universitet, me gjithë ndriçimin e tij po rritet që nga Kumanova e deri në Strugë. Ne kemi punuar për ta instaluar, për të vendosur në mendje të çdo shqiptari se patriotizmi nuk bëhet me fjalë” tha mes tjerash lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

“Patriotizmi nuk bëhet me deklarata pompoze, patriotizëm është të zhvillosh dhe të punosh për arsimin. Patriotizëm është të instalosh vlera kombëtare dhe t’i nderosh ato. Patriotizëm është të legalizosh USHT-në dhe ta bësh godinën më të madhe në Maqedoni për atë universitet. Patriotizëm është të nderosh dhe respektosh veprën e Hasa Prishtinës. Nuk nderohet dhe nuk kënaqet Hasan Prishtina vetëm duke folur, por ai të vendoset ku e ka vendin, në kryeqytetin e lashtë të Dardanisë, në Shkup”, tha në konventën e BDI-së Ali Ahmeti.

Në këtë konventë fjalim mbajtën kandidatët e BDI-së për komunat ku do të garojnë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button