Fluks i madh i qytetarëve drejt bregdetit shqiptar

Fluksi i qytetarëve të Kosovës që për destinacion kishin bregdetin shqiptar, mëngjesin e së shtunës ishte mjaft i madh.

Edhe pse një mot me reshje shiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdet, raporton KOHA.

Qytetarë të cilët kalojnë për çdo ditë kufirin, thonë se çështja e pandemisë është ekzagjeruar.

Shumica e udhëtarëve nuk kishin masa mbrojtëse ndaj koronavirusit.

E të tjerët të cilët kaluan këtë pikë kufitar thonë se janë duke i marr masat për t’u mbrojtur nga virusi.

Nga ekipet mjekësore të cilat qëndrojnë në pikën kufitare kanë thënë se gjatë vikendeve deri në 15 mijë shkon numri i qytetarëve që u matet temperatura.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, ka thënë se të premten dhe të shtunën ka pasur një rritje të numrit të shtetasve të huaj.

Nga Drejtoria e policisë kufitare që mbikëqyrin pikat kufitare në: Vërmicë, Qafë Prush, Qafë Morinë, Kullë, Shishtavec e Glloboqicë, kanë njoftuar se vetëm gjatë javës së fundit janë kontrolluar 51 mijë e 146 persona që kanë hyrë në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button