Pasi përzuri Jakimovskin, LSDM del me Petrovin për Karposhin

Sekretari gjeneral i Socialdemokratëve, Andrej Petrov do të garojë për komunën e Karposhit në kuadër të kësaj partie në zgjedhjet lokale të 24 marsit.

Ai këtë informatë e konfirmoi sot për mediet maqedonase. Ai më herët ka qenë kryetar i kësaj komune, nga periudha 2003-2008.

Lajmi nuk do të ishte interesant nëse nuk do të cekim se më herët nga LSDM për këtë komunë kandidat ishte kryetari aktual Stevçe Jakimovski. 

Rasti u zhvillua në mënyrë dramatike sepse ai edhe përkundër vendimit të atëhershëm të LSDM-së për bojkot të zgjedhjeve lokale, disa minuta para skadimit të afatit të dorëzimit të kandidaturave përmes partisë serbe të Dragisha Miletiq paraqiti kandidaturën për Karposhin.

Jakimovski tha se këtë e ka bërë për banorët e kësaj komune, por LSDM e përzuri atë nga partia duke e quajtur tradhtar. 

Jakimovski tani do del me në zgjedhje jo nga LSDM-ja, ai mban numrin 8. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button