RMV, Komisioni Shtetëror Zgjedhor publikoi korrigjimin e disa gabimeve teknike

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut sot raportoi për  korrigjimin e gabimeve teknike të datës së 16 korrikut, kur u publikuan rezultatet preliminare jozyrtare, transmeton Portalb.mk.

Sipas KSHZ-së, me këtë konkluzion bëhet korrigjim i gabimeve teknike në Konkluzionin numër 08-1966/1 nga 16.07.2020, si vijon:

Numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1,814,263 votues.

Numri i përgjithshëm i zgjedhësve të cilët kanë votuar 943,750

Numri I përgjithshëm i fletëvotimeve të papërdorura 870,513

Numri I përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme 912,186

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme 31,564.

Ndryshe, dje deri në ora 21:00, kur edhe mbaroi afati, shtatë partitë politike kanë dorëzuar në KSHZ gjithsej 82 ankesa për parregullsitë në procesin e votimit. Koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë dorëzuar 74 ankesa, një “Zëri për Maqedoninë”, dy VMRO-DPMNE, dy partia Demokratët, një Partia punëtore MORO, Unioni Socialdemokrat dhe Integra. Ndërsa sot deri në ora 19:30 partitë politike kanë pasur mundësi të dorëzojnë ankesa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për parregullsi në procesin e përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë mundësi sot deri në ora 19:30 të dorëzojnë ankesa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për parregullsi në procesin e përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor më 16 korrik zhvilloi seancë dhe konferencë ku publikoi rezultat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Me të gjithë votat “Për”, anëtarët e komisionit e votuan raportin e seancës. Sipas numrit të mandateve, KSHZ ka llogaritur që Koalicioni “Mundemi” do të marrë 46 deputet, VMRO-DPMNE do të marrë 44 deputet, BDI 15 deputet, ASH&A 12 deputet, E majta 2 deputet dhe PDSH 1 deputet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button